0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Theret një 24-vjeçar në Gjilan

- Advertisement -

Sonte rreth orës 20:20 policia në Gjilan është informuar se në rrugën “Isa Boletini’’ prapa stacionit të autobusëve në këtë qytet ka ndodhur një rast therjeje me thikë.

Ismet Hashani nga Policia e Kosovës njofton se sipas hetimeve të para, mësohet se viktima është një 24-vjeçar, i cili me urgjencë është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, e më pas për shkak të lëndimeve u drejtua për në QKUK për trajtim të mëtejmë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari i këtij rasti është i njohur për organet e rendit dhe është vënë në kërkim policor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit