Një person është therur me thikë gjatë mbrëmjes së djeshme në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku thuhet se pas therjes me thikë viktima ka kërkuar trajtim mjekësorë në QKUK.
Sipas njoftimit, viktima ka deklaruar se nuk ka vërejtur ndonjë person që mund ta ketë therur. Gjithashtu i njëjti ka mohuar që ka ndonjë mosmarrëveshje me dikë.
Sipas organeve të rendit, rasti është nën hetime.
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK-së pasi që dyshohet të jetë i therur me mjete të mprehtë-thikë. Viktima ka deklaruar se nuk ka vërejtur ndonjë person qe mund ta ketë therur si dhe nuk ka ndonjë mosmarrëveshje me askënd. Rasti mbetet nën hetime”.