Home Lajme Theret me thikë një person në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Theret me thikë një person në Gjilan, arrestohet i dyshuari

0

Gjatë ditës së djeshme një person është therur me thikë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Gjilan.

Policia ka arrestuar të dyshuarin teksa ndaj tij ka inicuar veprën “Vrasje në tentativë”.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari në mbajtje.

“Rruga, Lidhja e Prizrenit, Gjilan 24.02.2023 – 13:30. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal papritmas në mënyrë tinëzare është goditur me thikë në shpinë nga i dyshuari kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.

Exit mobile version