Një person është therur me thikë në qendër të fshatit Poslisht të Prizrenit.
Kështu ka bërë të ditur për mediat zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqiri Bytyqi i cili ka thënë se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.
Tutje, ai ka thënë se i lënduari është goditur në kraharor nga një 18 vjeçar.
“Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe se viktima nuk e ka njohur me emër personin që e ka sulmuar me thikë. I dyshuari është në kërkim”, ka thënë ai.
Tëvë 1 mëson se janë arrestuar dy persona në lidhje me rastin, njëri nga ta i mitur.