Janë arrestuar gjashtë persona në Gjakovë pasi të njëjtit dyshohet se janë rrahur mes vete.
Dy viktima meshkuj kosovarë që ishin therur me thikë janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Siç njofton policia e Kosovës në vend ngjarje janë gjetur edhe konfiskuar një thikë.
“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 29.03.2025 – 01:01. Raportohet për një rrahje në mes të disa personave në një lokal. Gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, ndërsa dy viktima meshkuj kosovarë janë dërguar në QKUK pasi që, ishin therur me thikë. Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh.