Dy qytetarë serb janë therur me thikë në Mitrovicën e Veriut. Me këtë rast, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se i dyshuari është pjesëtar i strukturave kriminale serbe.
“Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë”, tha Sveçla.