Është konfirmuar aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj. Ilir Abdullahut, i njohur me nofkën “Liza”, nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Abdullahu akuzohet se në bashkëkryerje me Arben Berishën, Fitim Avdiun, Enver Sekiraqën dhe Rrahim Abdullahun, kishin kryer vrasjen e ish-policit, Triumf Riza.
Në muajin shtator të këtij viti është mbajtur seanca fillestare ndaj Abdullahut, ku i njëjti ishte deklauar se nuk e pranon aktakuzën.
Pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, i akuzuari Abdullahu përmes mbrojtësit të tij, avokatit Ramë Dreshaj kanë paraqitur kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave. Por, Themelorja ka marrë vendim, me të cilin ka konfirmuar aktakuzën, raporton Betimi për Drjtësi.