Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Suedi, ka themeluar nëndegën në Malmo, me ç’rast, kryetar i nëndegës është zgjedhur Bashkim Bazaj, ndërsa anëtarë të kryesisë janë zgjedhur Alban Krasniqi, Safet Rexha, Shpend Bejta dhe Ilir Buja, raporton Scanner.
Aktivitetet e zgjerimit të Partisë Demokratike të Kosovës në mërgatë, po vazhdojnë, ka theksuar deputeti, njëherësh Kryetar i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica.
Z. Reçica ka theksuar se është themeluar nëndega e PDK-së Malmö. Me këtë rast kryetar i nëndegës është zgjedhur Bashkim Bazaj, ndërsa anëtarë të kryesisë janë zgjedhur Alban Krasniqi, Safet Rexha, Shpend Bejta dhe Ilir Buja.
Dega e PDK-së në Suedi do të vazhdoj me themelimin e nëndegëve të tjera, me qëllim shtrirjen dhe fuqizimin e PDK-së në Suedi, ka shkruar Reçica dhe ka përgëzuar zgjedhjen e kryetarit dhe të kryesisë së nëndegës!