24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Themelohen zyrat mobile në 6 komuna të Kosovës për ofrim të ndihmës juridike falas

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në gjashtë komuna të Kosovës janë themeluar zyrat mobile për ofrim të ndihmës juridike falas.

Përmes një postimi në Facebook, ajo më tej ka thënë se sot është nënshkruar vendimi për themelimin e këtyre gjashtë zyrave në Podujevë, Klinë, Vushtrri, Lipjan, Shtime e Rahovec.

“Themelohen në gjashtë komuna zyrat mobile për ofrim të ndihmës juridike falas. Sot kam nënshkruar vendimin për themelimin e gjashtë zyrave mobile në komunat të Podujevës, Klinës, Vushtrrisë, Lipjanit, Shtimes dhe Rahovecit për t’u ofruar kështu qytetarëve qasje direkte në ndihmën juridike falas përmes këtyre zyrave. Shtrirja e ndihmës juridike falas, qasja në drejtësi dhe mundësitë e barabarta për qytetarët janë qëllim yni andaj hapja e këtyre zyrave është një hap shumë i rëndësishëm për plotësimin e tyre”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit