10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Themelimi i Fondit të Sigurisë/Gjoshi: Këta njerëz nuk kanë asnjë planifikim shtetëror për mbrojtjen

- Advertisement -

Betim Gjoshi i PDK ka komentuar themellimin e Fondit të Sigurisë nga ana e Qeverisë, ku Kryeministri Kurti i ka ftuar qytetarët dhe bashkëatdhetarët në diasporë që të kontribuojnë për sigurinë shtetërore, raporton Scanner.

Gjoshi thotë se thirrja e Qeverisë së Kosovës që qytetarët të kontribuojnë drejtpërdrejt në buxhetin e mbrojtjes, është një shenjë e keqe se këta njerëz nuk kanë asnjë planifikim shtetëror për mbrojtjen.

“Askush nuk dyshon në vullnetin e lartë të qytetarëve tanë që të japin paratë e fundit të tyre për Ushtrinë e Kosovës, por kushdo që kupton nga fusha e sigurisë e din se çfarë investimesh të mëdha kërkon ndërtimi i një ushtrie moderne.

Është qesharake të mendosh që sigurinë kombëtare mund ta bazosh në donacione dhe kontribute të qytetarëve që me zor arrijnë t’i paguajnë faturat e energjisë elektrike”, ka shkruar Gjoshi.

Ndryshe, sot ryeministri Albin Kurti ka njoftuar se për shkak të nevojave të FSK-së dhe situatës aktuale ndërkombëtare, e kanë themeluar Fondin e Sigurisë./Scanner/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit