Ish zv-kryeministri në qeverinë Hoti, Driton Selmanaj ka reaguar pasi kryeministri Kurti ka paralajmëruar themelimin e Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Selmanaj ka shkruar në Facebook, më 28 shtator të vitit 2020 Qeveria e Kosovës më qëllim të institucionalizimit të mbështetjes shtetërore për shqiptarët që jetojnë në luginë ka votuar në mbledhjen e saj për themelimin e kësaj Zyre.
Postimi i plotë:
Adoleshenca politike dhe logjika primitive e disa politikanëve ballkanas i dërgon të tillët në përfundimet se historia e një vendi fillon me ta dhe nga ta.
Albin Kurti promovon si ide dhe vendime të reja diçka që para dy vitesh Qeveria Hoti i ka marrë.
Me 28 shtator 2020 Qeveria e Kosovës më qëllim të institucionalizimit të mbështetjes shtetërore për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ka votuar në mbledhjen e saj për themelimin e kësaj Zyre.
Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi me 13 janar 2021 qeveria Hoti ka miratuar edhe planin e punës për këtë Zyre, ku janë përcaktuar dhe detyrat konkrete për ministritë e caktuara.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=618713789817564&id=100050368455036