5.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Thellohet skandali- Nipi i zyrtarit të lartë të tenderëve punësohet në KEK

- Advertisement -

Në grupin e 150 vetave që përfshijnë militantë të Vetëvendosjes dhe familjarë të shefave të KEK-ut është edhe nipi i zyrtarit të lartë të tenderëve.

I punësuari Drilon Tmava, është djali i vëllait të Emin Tmavës, zyrtarit te lartë të tenderëve në Korporatën Energjetike te Kosovës.

Insajderi ka zbuluar se edhe ky punësim do të jetë nën llupen e prokurorëve, pasi ka dyshime se është në kundërshtim me procedurat e punësimit.

Po ashtu ka mësuar se i punësuari Drilon Tmava ka afërsi familjare edhe me një drejtues tjetër të KEK-ut. Ai është i familjes së dajve të Milot Podvoricës, ushtruesit të detyrës së drejtorit të Zyrës Ligjore në KEK.

Podvorica ka afërsi e angazhim disavjeçar ne Lëvizjen Vetëvendosje. Ka qenë edhe këshilltar i ish-ministrit te shëndetësisë, Arben Vitia. Punësimi i Drilon Tmavës është njeri nga 150 punësimet e dyshimta në KEK.

Insajderi ka zbuluar se KEK-u është dërrmuar nga partia në pushtet duke punësuar aty militantë e familjarë të shefave të KEK-ut e të partisë së Kurtit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit