Dëshmi të tjera, që kanë shokuar opinionin publik kanë dalë kundër artistit amerikan Sean Combs, njohur me emrin e artit P Diddy.
Ish-producenti i muzikës Hip Hop, Marion Suge Knight ka thënë nga burgu, ku është aktualisht se P Diddy ka abuzuar seksualisht edhe me Justin Bieber.
Në intervistën e tij dhënë për mediat amerikane, Knight ka thënë se kjo është e vërtetë, duke qenë se deri tashmë shumë thashetheme ishin shpërndarë.
“Ajo që P Diddy ka bërë me Justin Bieber është gjë e neveritshme. Ai e dërgonte Bieberin në udhëtime romantike me miq e ortakë të tij dhe ata kanë kryer marrëdhënie seksuale me të. Bieber vinte nga një familje e varfër, por kishte talent tepër të madh dhe me pak fat mund të kthehej në një Michael Jackson”, ka deklaruar Knight.
P Diddy ka qenë mentori i Justin Bieber, që kur ky i fundit ishte i vogël dhe kishte fillesat në tregun muzikor. P Diddy akuzohet se në festat e tij private janë kryer një sërë krimesh seksuale./TAR