7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Thellohet skandali i gjyqtarit anglez Coote, dalin video duke thithur pluhur të bardhë gjatë Euro 2024

- Advertisement -

Vazhdojnë të dalin video skandaloze të gjyqtarit të pezulluar të Ligës Premier, David Coote, ku shihet duke konsumuar pluhur të bardhë që besohet të jetë kokainë, të realizuar teksa ishte duke gjykuar në Euro 2024 të kësaj vere.

Në videon pas asaj skandaloze ku ofendonte Liverpoolin dhe ish trajnerin e tyre Jurgen Klopp, tani ai shihet me sy të hapur ndërsa përdor një kartëmonedhë amerikane të mbështjellë për të thithur me hundë një vijë të bardhë që duket të jetë kokainë.

Coote u pezullua nga PGMOL, organi drejtues për gjyqtarët profesionistë, këtë javë pasi u shfaq një video e tij duke ofenduar Liverpoolin dhe Jurgen Kloppin.

Videoja e re ekskluzive e The Sun është realizuar më 6 korrik – një ditë pas ndeshjes çerekfinale të Euro 2024 midis Spanjës dhe Gjermanisë, ku ai pjesë mbështetëse e ekipit që gjykoi ndeshjen në VAR.

Ai ia dërgoi klipin një shoku dhe besohet se ai filmoi veten në dhomën e tij të hotelit të financuar nga UEFA që e përdorte gjatë turneut evropian.

Gjyqtari dërgoi një foto tjetër nga Frankfurti më 1 korrik, ku shiheshin kartat e tij të kreditit dhe gjashtë vija të pluhurit të bardhë.

Edhe UEFA e ka larguar nga listat e tyre për lojëra e kësaj fundjave.

Video të tjera u dërguan edhe gjatë verës nga Franca, ku Coote drejtoi në tre ndeshje futbolli në Lojërat Olimpike të Parisit.

Ndër to edhe ndeshja mes Izraelit dhe Japonisë më 30 korrik, ku ai ishte në krye të VAR-it.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit