Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të Kosovës, duke thënë se asnjë shtet në botë nuk e merr seriozisht diplomacinë e Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Behrami ka shprehur shqetësimin se politika e jashtme e vendit ka dështuar të përfaqësojë interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe se është shndërruar në një “politikë të përçarjeve të brendshme.”
Ai ka përmendur si shembull takimin tradicional të fundvitit me ambasadorë të Kosovës, ku udhëheqësja e politikës së jashtme, Vjosa Osmani, ka refuzuar të marrë pjesë. Behrami ka kritikuar edhe faktin se krerët e shtetit të Kosovës, sipas tij, harxhojnë energjinë e tyre duke u përplasur mes njëri-tjetrit, në vend që të fokusohet në lobimin për njohje ndërkombëtare dhe përballjen me Serbinë.
“Edhe rreth 11 mijë kilometra katrorë të Kosovës janë të vogla me mbajt inatet e mëdha primitive ndërmjet krerëve të shtetit. Në vend që të lobojnë për njohje dhe kundër Serbisë, këta krejt energjinë e harxhojnë duke lobuar kundër njëri-tjetrit,” ka shkruar Behrami.
Ai ka përfunduar duke thënë se Kosova mund të arrijë shumë më tepër, duke ftuar qytetarët të mbështesin kandidaturën e tij për një të ardhme më të mirë.
Postimi i plotë:
Asnjë shtet në botë nuk e merr seriozisht diplomacinë e Kosovës.
E kanë izoluar Kosovën nga bota, duke e shndërruar politikën e Jashtme në politikë të përçarjeve të brendshme!
Në takimin tradicional të fundvitit me ambasadorë të Kosovës, udhëheqësja e politikës së Jashtme, Vjosa Osmani, ka refuzuar të marrë pjesë.
Edhe rreth 11 mijë kilometra katrorë të Kosovës janë të vogla me mbajt inatet e mëdha primitive ndërmjet krerëve të shtetit.
Në vend që të lobojnë për njohje dhe kundër Serbisë, këta krejt energjinë e harxhojnë duke lobuar kundër njëri-tjetrit!
E dhimshme!
Kosova mundet shumë:
#MaMirë
#BedriHamza1✅
#ArtanBehrami75✅