2.7 C
New York
Friday, December 20, 2024

Buy now

Thellohet diplomacia me Sirinë, sot në Damask një delegacion i lartë amerikan

- Advertisement -

Disa diplomatë të Shteteve të Bashkuara ndodhen në kryeqytetin e Sirisë, Damask, ku planifikojnë që të takohen me përfaqësues të grupit Hayat Tahrir al-Sham (HTS), grupi që tani e ka pushtetin atje, por që ende ndodhet në listën e organizatave të cilat Uashingtoni i cilëson terroriste.

Vizita e amerikanëve vjen pas disa delegacioneve të tjera ditëve të fundit nga Kombet e Bashkuara dhe shtete të tjera, përfshirë Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, raporton televizioni BBC.

Kjo është paraqitja e parë diplomatike formale e Shteteve të Bashkuara në Damask për më shumë se një dekadë.

Në mesin e zyrtarëve të lartë të delegacionit amerikan që pritet të marrin pjesë në takimin në Damask janë asistentja e sekretarit të Shtetit, Barbara Leaf, emisari i presidentit Joe Biden për pengje, Roger Carstens, dhe këshilltari i lartë në Byronë e Çështjeve të Lindjes së Afërt, Daniel Rubinstein.

“Ata do të jenë duke u angazhuar drejtpërdrejt me popullin sirian, përfshirë anëtarë të shoqërisë civile, aktivistë, pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme dhe zëra të tjerë sirianë për vizionin e tyre për të ardhmen e vendit të tyre dhe për atë se si Shtetet e Bashkuara mund ta ndihmojnë mbështetjen e tyre” – tha në një deklaratë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ata planifikojnë që të takojnë përfaqësues të HTS-së, si shenjë gatishmërie për t’u marrë me grupin që ShBA-ja ende e cilëson organizatë terroriste, por duke i bërë presion që ta kryejë tranzicionin drejt një qeverie gjithëpërfshirëse dhe josektariane./Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit