3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Thellohet deficiti tregtar: Mbi 2.2 miliardë në total, rreth 62 milionë më shumë se vitin e kaluar

- Advertisement -

Gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin 2021, eksportet janë rritur me mbi 100 milionë euro, ndërsa importet me mbi 1 miliard euro. Kjo diferencë e madhe në import dhe eksport ka bërë që deficiti tregtar i Kosovës të arrijë vlera rekord në vitin që lamë pas.

Gjendja nuk ka shënuar aspak përmirësim as në vitin aktual. Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), 6 muajt e parë të vitit 2023 tregojnë një deficit tregtar që vazhdon të thellohet. Bazuar në statistikat e ASK-së, muaji maj del të jetë më i theksuari në këtë disbalancë, duke shënuar një deficit tregtar prej 20.5 për qind, një rritje shqetësuese krahasuar me vitin e kaluar.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (20.5%) në muajin maj 2023, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 443,3 milion euro krahasuar me deficitin 367,8 milionë euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin (14.4%)”, – thuhet në raportin e ASK-së për muajin maj.

Ndonëse sipas ASK-së muajt shkurt, prill dhe qershor kanë shënuar një deficit më të ulët në krahasim me muajt e njëjtë të vitit të kaluar, janari, marsi, dhe maji kanë sjellë një rritje të jashtëzakonshme të deficitit tregtar, duke tejkaluar totalin e 6 muajve të njëjtë të vitit të kaluar për rreth 62 milionë euro.

Bie eksporti

Derisa kryeministri Kurti s’hezitonte t’i merrte meritat për suksesin e rritjes së eksporteve gjatë vitit 2022, ai ka qëndruar i heshtur për ngadalësimin e eksportit dhe rritjen e deficitit tregtar përgjatë këtij viti.

Në total, eksporti i Kosovës në katër muajt e parë të vitit 2023 ka shënuar trend negativ krahasuar me muajt e njëjtë të vitit paraprak. Gjatë vitit 2022, në periudhën kohore janar-prill, Kosova kishte eksportuar mallra në vlerë 299.073 milionë euro, ndërsa gjatë periudhës së njëjtë të këtij viti, eksporti i Kosovës kapi vlerën e vetëm 284.42 milionë eurove. Krahasuar shifrat, vlera e eksportit del të jetë 12.5 milionë euro më e vogël.

Edhe në muajt maj dhe qershor eksporti shënoi rënie të theksuar krahsuar me muajt e njëjtë të vitit paraprak.

“Eksporti i mallrave në muajin qershor 2023 kishte vlerën 68,5 milion euro, ndërsa importi 467,3 milion euro, që është një rënie prej (-8,1% për eksport dhe (-5,2%) për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022”, – thuhet në njoftimin e ASK-së.

“Eksporti i mallrave në muajin maj 2023 kishte vlerën 74,7 milion euro, ndërsa importi 518,1 milion euro, është një rënje prej (1.6%) për eksport si dhe një rritje (16.7%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022” – thuhet në njoftimin e ASK-së. /Nacionale/

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit