-4.7 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Thellohen përçarjet në degën e VV-së në Shtime, shkak bëhet procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë

- Advertisement -

Pakënaqësitë brenda radhëve të Vetëvendosjes (VV) në Shtime janë duke u thelluar dita e ditës. Sot lidhur me caktimin e kandidatëve për deputet ka dalur me një deklaratë të fundit Besnik Seferi, shef i grupit parlamentar të VV-së në Kuvendin Komunal.

Në një postim të tij në Facebook, Seferi shprehu shqetësimin për mungesën e transparencës dhe shkeljen e procedurave lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në nivel vendi.

Sipas Seferit, ai, si anëtar i Kryesisë së qendrës dhe këshillit, nuk është informuar dhe as përfshirë në vendimmarrjen për përzgjedhjen e kandidatëve që përfaqësojnë VV-në në listën zgjedhore. Ai thekson se me këtë veprim janë shkelur të gjitha rregullat dhe procedurat në fuqi që ka Vetëvendosja.

Në njoftimin e tij publik në rrjetin social facebook, Seferi deklaroi:

“Ne nuk jemi kundër asnjë kandidati, por jemi kundër shkeljes së procedurave dhe rregullave në fuqi të cilat ka VV.”

Kjo deklaratë vjen në një periudhë tensioni brenda VV-së në Shtime, ku javë më parë kishte dhënë dorëheqje një tjetër figurë e njohur, Gëzim Haxhiu. Dorëheqja dhe qëndrimet publike të figurave lokale të partisë reflektojnë ndasi të brendshme dhe mosmarrëveshje mbi menaxhimin dhe drejtimin e procesit politik, jo vetëm në nivel lokal, por edhe në atë qendror.

Postimi i Besnik Seferit tregon qartë frustrimin e tij me strukturat e Vetëvendosjes, duke ngritur dilema mbi funksionimin demokratik dhe përfshirjen e anëtarëve në vendimmarrje. Ai u bëri thirrje aktivistëve dhe anëtarëve të qendrës së Shtimes të jenë të vetëdijshëm për këtë situatë dhe për të kërkuar respektimin e procedurave të brendshme të partisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit