Home Lajme Theksohet nevoja për hulumtimin e krimeve të luftës

Theksohet nevoja për hulumtimin e krimeve të luftës

0
Theksohet nevoja për hulumtimin e krimeve të luftës

Një institut për hulumtimin e krimeve të luftës së Kosovës, ishte krijuar në vitin 2011.

Megjithatë, i njëjti ishte shuar shtatë vjet më vonë.

Mbyllja e tij nga profesori i së Drejtës Penale dhe Ndërkombëtare, Ismet Salihu, nuk u përkrah asnjëherë.

Por mendim tjetër, ka avokati Skënder Musa.

Ai thotë se me hulumtime, e dëshmi duhet të merren vetëm organet kompente.

Qeveria e Kosovës më 16 shtator të vitit paraprak miratoi projektligjin për themelimin e një Instituti që hulumton krimet e luftës në Kosovë.

Ky institut parashihet të jetë agjenci në kuadër të Zyrës së kryeministrit, i udhëhequr nga një drejtor ekzekutiv, të cilin e emëron shefi i qeverisë. /Teve1/

Exit mobile version