5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

The Weeknd humbet zërin e tij dhe detyrohet ta ndërpresë koncertin në Los Angeles

- Advertisement -

The Weeknd humbi zërin e tij derisa ishte në mes të performancës së koncertit të tij të dytë në stadiumin “SoFi” në Inglewood, Kaliforni.

Ai e ndërpreu koncertin papritmas, duke i informuar fansat se nuk do të mund të vazhdonte me pjesën tjetër të mbrëmjes, shkruan DailyMail.

Interpretuesi 32-vjeçar i hiteve u prit me ovacione të forta nga arena e mbushur plot me 70,000 njerëz, teksa kërkoi falje në skenë për sëmundjen e papritur.

“Nuk mund të jap koncertin që dua të ju jap. Do të sigurohem që të gjithë të jenë mirë, do t’ju kthejnë paratë tuaja dhe do të bëj një shfaqje të vërtetë së shpejti për ju djema, por doja të dilja dhe të kërkoja falje personalisht dhe të mos e postoja në Twitter ose në Instagram”, tha ai përpara masës së madhe të fansave, përmes një ekrani të madh.

“Doja që ju djema ta dini se nuk mund t’ju jap atë që dua t’ju jap. Kërkoj falje. Më vjen shume keq”, tha tutje reperi kanadez.

Ai shtoi: “Ju e dini sa shumë më vret kjo. Unë të dua. Shumë faleminderit”.

Edhe pse aktualisht nuk është e qartë pse zëri i yllit u dobësua, ai mund të humbasë më shumë data turneu në të ardhmen nëse kjo rezulton të jetë një çështje serioze.

Adele iu nënshtrua një operacioni në fyt për shkak të një hemorragjie në kordat e saj vokale dhe yjet e tjerë janë përballur me probleme të frikshme me zërat e tyre gjatë viteve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit