10 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

The Weeknd e vërteton

- Advertisement -

Këngëtari i njohur The Weeknd dhe aktorja Angelina Jolie pre disa javësh po përfliten për një lidhje të mundshme dashurie. Dyshja janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa kanë darkuar apo shëtitur në vende të njëjta.

Së fundmi, duket se të gjitha këto ‘thashetheme’, The Weeknd po i konfirmon në publikimin e albumit të tij të ri.

Në një këngë të quajtur “Here We Go… Again” ai këndon: “Vajza ime e re, ajo është një yll filmi” (“My new girl, she’s a movie star”)

Në një këngë tjetër në albumin e ri me 16 këngë, 31-vjeçari duket se flet për ndarjen e aktores 46 vjeçare nga Brad Pitt në shtator 2016, duke theksuar se ka shumë vite single.

Të gjitha këto thashetheme sa i përket lidhjes së tyre kanë filluar ditën kur ata u fotografuan nga paparacët gjatë verës së kaluar teksa po shijonin një darkë romantike.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit