-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

‘The Athletic’ zbulon klauzolën e Haaland – në 2024 klubet jashtë Premier League mund ta transferojnë atë

- Advertisement -

Erling Haaland mund të largohet nga Manchester City në vitin 2024.

Ylli norvegjez, Erling Haaland po jeton ëndrrën te skuadra e Manchester City, ku erdhi gjatë verës së fundit.

Megjithatë, aventura për lojtarin mund të mos jetë e gjatë te ‘Citizens’, bazuar në një klauzolë që ka ai në kontratën aktuale.

Sipas ‘The Athletic’, Erling Haaland ka një klauzolë prej 200 milionë funteve, e cila mund të aktivizohet në vitin 2024.

Klauzola mund të aktivizohet vetëm nga skuadrat që nuk janë pjesë e Premier League.

Kështu, skuadra si Real Madrid, Barcelona apo Bayern Munich mund të bëjnë lëvizje për lojtarin.

Së fundmi janë pikërisht Real Madrid që lidhen me transferimin e mundshëm të Haaland, në vitin 2024.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit