Erling Haaland mund të largohet nga Manchester City në vitin 2024.
Ylli norvegjez, Erling Haaland po jeton ëndrrën te skuadra e Manchester City, ku erdhi gjatë verës së fundit.
Megjithatë, aventura për lojtarin mund të mos jetë e gjatë te ‘Citizens’, bazuar në një klauzolë që ka ai në kontratën aktuale.
Sipas ‘The Athletic’, Erling Haaland ka një klauzolë prej 200 milionë funteve, e cila mund të aktivizohet në vitin 2024.
Klauzola mund të aktivizohet vetëm nga skuadrat që nuk janë pjesë e Premier League.
Kështu, skuadra si Real Madrid, Barcelona apo Bayern Munich mund të bëjnë lëvizje për lojtarin.
Së fundmi janë pikërisht Real Madrid që lidhen me transferimin e mundshëm të Haaland, në vitin 2024.