-1.2 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

The Athletic: Aubameyang mbetet me nofull të thyer pas përleshjes me hajdutët që plaçkitën në shtëpinë e tij

- Advertisement -

Pierre-Emerick Aubameyang ka mbetur i lënduar pas një përleshjeje që pati me disa hajdutë që hynë në shtëpinë e tij për të plaçkitur.

E gjitha kjo ndodhi dy ditë më parë, teksa gabonezi ishte në shtëpi me gruan dhe fëmijët.

Siç raporton The Athletic, në tentim që ta mbrojë familjen e tij, gabonezi u godit me një shufër metalike  në pjesën e nofullës.

Si shkas i këtij lëndimi, lojtari pritet të mungojë hiç më pak se një muaj.

Gjithsesi, gjendja e lojtarit nuk pritet t’i kushtëzojë negociatat në mes të Barcelonës dhe Chelseas për të.

Ndonëse ende nuk është arritur marrëveshje, kjo gjë mund të ndodhë së shpejti, me lojtarin që do të luajë për herë të dytë në Premier League.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit