“Thash hajt ta provoj”, “hajgare”: Kurti e demanton keq ministrin Hoti

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti e ka demantuar sot ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.

Derisa ky i fundit dje kishte thënë se nuk i është përmendur asnjë here emri si kandidat për president, shefi i qeverisë sot ka treguar se vet e kishte propozuar si kandidat për president në takim me Bedri Hamzen.

Kurti ka bërë me dije se propozimi i tij nuk u pranua nga PDK-ja.

Kur s’më dhanë emra, thash hajt ta provoj t’ua jap unë naj emër, ju thash Andin Hoti, Andin Ukshin Hoti, duke e marrë parasysh prej familjes prej të cilës vjen. Ishte propozim i yni, që së paku të fillojmë të diskutojmë. Nuk u pranua, nuk u pranuan as takime që të flasim për emra të tjerë.”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, dje e kishte mohuar një gjë të tillë.

Madje, ai e ka quajtur “hajgare” përmendjen e emrit të tij si kandidat për President të shtetit.

Kjo nuk ka qenë asnjëherë opsion, dhe e quajti hajgare përmendjen e emrit të tij për të marrë pozitën e të parit të shtetit”, kishte thënë Hoti.

Të ngjashme

Të fundit