Mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Thaqi, që është pjesë e skuadrës së Gjilanit, ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë për xhiron e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Federata e Futbollit të Kosovës, të martën ka njoftuar se Thaqi është shpallur “Ylli i Javës” pasi Komisioni e Veteranëve të futbollit e ka vlerësuar si më të mirin.
Thaqi shkëlqeu në fitoren e Gjilanit 3:0 në shtëpi ndaj Suharekës, në të cilën kontribuoi me dy asistime.
Pasi mori këtë çmim, Thaqi është shpreh tejet i lumtur që u vlerësua më i miri i javës, duke shtuar se për të është e rëndësishme fitorja e ekipit.
Ai tha se shpreson që me Gjilanin ta siguroj daljen në Evropë dhe pret që ekipi të vazhdoj me paraqitje të mira deri në fund të sezonit.