11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Thaqi: Goli i parë na “preu këmbët”, nuk e merituam këtë humbje nga Dinamo Zagreb

- Advertisement -

Rrugëtimi i Ballkanit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës ka përfunduar sonte në Kroaci, pas humbjes nga Dinamo Zagrebi, në ndeshjen vendimtare të xhiros së fundit të Grupit C.

Ballkani ka humbur 3:0 nga Dinamo Zagrebi, në stadiumin “Maksimir”, me tre golat e pësuar në 20 minutat e fundit të ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi pas ndeshjes tha se ai me bashkëlojtarë nuk e merituan humbjen, por shtoi se ata pranuan gola të lehtë.

“Pasi rezistuam pjesën e parë dhe pjesën e dytë filluam shumë mirë, pranuam golin derisa e kishim iniciativën. Por, këto janë ato ndeshjet kur një shpërqëndrim të kushton me gol. Ne falëm gola të lehtë, por Dinamo është një ekip i madh. Rezultati nuk është real për shkak të asaj që treguam në fushë. Në këtë ndeshje që na është dashur fitorja, goli i pranuar na i preu këmbët”, ka thënë Thaqi.

“Po pranojmë gola të lehtë kohët e fundit dhe duhet ta përmirësojmë këtë dhe të kemi më shumë përqendrim. Me vjen shumë keq që ndodhi kjo humbje dhe të pranosh tri gola brenda pak minutave është e papranueshme për një ekip si Ballkani”, shtoi ai.

Kësisoj, nga Grupi C kualifikohen tutje Viktoria Plzen me 18 pikë dhe Dinamo Zagrebi me nëntë pikë. Ballkani është i fundit në grup me katër pikë, njëjtë sa Astana e treta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit