Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka pyetur se sa duhet të vuajë një baba që t’i njihet dhimbja, referuar këtu babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi të cilit nuk po i lejohet vizita tek i ati i sëmurë.
Gjykata Speciale ka deklaruar se nuk ka arsye të mjaftueshme për ta liruar për vizitë Presidentin Thaçi te babai i tij, i cili ndodhet i shtrirë në spital.
“Kjo nuk është drejtësi! Kjo nuk është njerëzi! Një zemër e lodhur pret të rrahë edhe një herë me shpresën e një përqafimi të fundit. Por edhe këtë të drejtë ia mohojnë.
Historia do të gjykojë edhe këto padrejtësi”, ka shkruar ndër të tjera Çitaku.
Postimi i plotë:
Gjykata Speciale paska deklaruar që nuk ka arsye të mjaftueshme për ta liruar për vizitë Presidentin Thaçi. Se baca Haxhi, i shtrirë në shtrat, duke luftuar me dhimbjen dhe moshën, nuk qenka “mjaftueshëm” i sëmurë.
Sa më shumë duhet të vuajë një baba që t’i njihet dhimbja? Sa duhet të rëndohet shëndeti i tij që ta quajnë “boll”? A ka një matës për dhimbjen e prindit që pret të shohë të birin para se të mbyllë sytë?
Kjo nuk është drejtësi! Kjo nuk është njerëzi!
Një zemër e lodhur pret të rrahë edhe një herë me shpresën e një përqafimi të fundit.
Por edhe këtë të drejtë ia mohojnë.
Historia do të gjykojë edhe këto padrejtësi.