Hashim Thaçi ka thënë fjalën e fundit në Hagë.
Ai tha se rezistencën nuk e solli ai në Kosovë, por e gjeti mes njerëzve të vendit, transmeton Klankosova.tv.
“Unë nuk isha ai që e transportova rezistencës nga Perëndimi në Kosovë, unë e gjeta rezistencën në Kosovë”.
“UÇK-ja nuk ishte shteti, ishte organizim popullor që po mbrohej nga agresori. Roli i saj nuk zbehet asnjëherë”, tha Thaçi.
Sipas tij, suksesi më i madh i Kosovës ishte bashkëpunimi i plotë i vendit me Perëndimin






