Gazetari dhe analisti, Berat Buzhala, ka reaguar pas raportimeve në media se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është operuar në Turqi për të hequr peshën e tepërt.
Buzhala ka kritikuar presidenten Osmani pse nuk ka treguar se është futur në operim, pasi që në çdo vend demokratik duhet të informohet publiku për një gjë të tillë.
Si cdo kund ne bote, ne vende te lira dhe demokratike, publiku duhet te informohet kur Presidenti futet ne operacion. Dhe shume pyetje te tjera qe presin pergjigje. Obesiteti eshte semundje qe duhet me u sheru, prandaj shume mire qe Presidentja e ka trajtu kete problem. Vetem se duhet me tregu.”, tha Buzhala.
Buzhala shtoi se ish-presidenti Hashim Thaçi ishte bërë operim në Prishtinë dhe ka informuar qytetarët.
“Nese nuk gaboj Thaci u pat bo operacion ne Prishtine edhe pat tregu”, shkoi ai.
