Home Lajme “Thaçi sot s’po e gëzon lirinë, por vepra e tij jeton”

“Thaçi sot s’po e gëzon lirinë, por vepra e tij jeton”

0
“Thaçi sot s’po e gëzon lirinë, por vepra e tij jeton”

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kujtuar se ka qenë Hashim Thaçi ai që më 17 shkurt 2008 e ka shpallur pavarësinë e Kosovës.

“16 vite më parë Hashim Thaçi në emër të popullit të Kosovës i prezantoi kuvendit të Kosovës deklaratën e pavarësisë përmes të cilës shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik”, ka thënë Tahiri.

Tahiri thotë se Thaçi që shpalli pavarësinë, sot nuk e gëzon lirinë e Kosovës, megjithatë thotë se vepra e tij jeton dhe se sot në Kuvend po festohet vepra historike e Hashim Thaçit.

“Ai që lexoi këto fjalë, nuk e gëzon lirinë e Kosovës, por vepra e tij jeton, prandaj sot jemi mbledhur që ta festojmë këtë vepër të tij historike”, ka thënë Tahiri,

 

Exit mobile version