Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka thënë se shqiptarët në këtë shtet nuk duhet të shpresojnë në Qeverinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Ai ka thënë se dy qeveritë jo që nuk duan, por nuk kanë fuqi të bëjnë diçka më shumë.
“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të kenë shpresa tek Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë, kjo është realiteti. A s’do Qeveria e Kosovës, donë, por s’ka takat, a s’do Qeveria e Shqipërisë, donë po s’ka takat. Sepse në kushtetutën e tyre shkruan, ‘kryeministri kujdeset për shtetin’”. Unë ju thamë shqiptarëve të Maqedonisë, mos u mashtroni se Edi Rama dhe Albin Kurti nuk e kanë as gajlen me të vogël për ju. S’kanë as kohë as takat, vetëm bëjnë filma”, ka thënë Thaçi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.






