23.9 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Thaçi: Shqetësuese, për pesë vite Kosova vetëm dy njohje e asnjë anëtarësim në organizata

- Advertisement -

Ish-presidenti Hashim Thaçi, e ka quajtur mundësi të humbur për Kosovën e të pa shfrytëzuar kohën e administratës së presidentit Joe Biden, ndërsa rikthimin e Presidentit Trump e sheh si mundësi të artë për vendin dhe rajonin e Ballkanit.

Thaçi gjatë intervistës për Rubikon në Klan Kosova, tha se është shqetësuese, që vetëm dy njohje dhe asnjë anëtarësim i Kosovës në organizatat ndërkombëtare në gati pesë vitet e fundit.

“Njohja e parafundit Kosovës i erdhi nga Izraeli, me punën dhe angazhimin e drejtpërdrejt të Presidentit Trump dhe Ambasadorit Grenell. Presidenti Trump e njeh Kosovën, në takimet gjatë mandatit të parë presidencial më ka thënë “Kosova është një vend i mrekullueshëm me popull të shkëlqyer”. Edhe mesazhi i fundit drejtuar popullit të Kosovës me 17 shkurt të këtij viti nga Trump ishte shumë inkurajues”, tha Thaçi, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se disa prej zyrtarëve të lartë aktualë në Uashington janë të involvuar për kohë të gjatë me çështjen e Kosovës, dhe sipas tij, ata nuk veprojnë pa i vënë dikush në lëvizje.

“Në këtë drejtim do të ishte me interes të ndodhte një koordinim mes Prishtinës dhe Tiranës. Shqipëria po tregohet më efektive”, tha Thaçi.

Të ngjashme

Të fundit