Në një nga intervistat më të rëndësishme të viteve të fundit është transmetuar mbrëmë ekskluzivisht në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin ne Klan Kosova.
Ish-presidenti Hashim Thaçi është përgjigjur në shumë pyetje. Çka tha për rikthimin në politik, procesin në Hagë e udhëheqjen aktuale të vendit?
Për këto dhe më shumë, në studion e “Ora Shtatë” kanë diskutuar opinionistët, Afërdita Maliqi dhe Azdren Shala.
Që të dy thanë se këtë intervistë e ndoqën me nostalgji e mallëngjim.
“Në çdo fjali të tij kishte mesazh, dhe ishte Thaçi që ka qenë gjithmonë, kishte atdhedashurinë, për familjen, për kombin, për njerëzit. Thjesht ishte ai, lideri historik Hashim Thaçi që e ka pasur Kosova dhe që është i papërsëritshëm”, u shpreh fillimisht Maliqi.
Sakaq Shala u pajtua se ishte një intervistë historike ajo me Hashim Thaçin.
“Çka ma konfirmoi atë që gjithmonë e kam pasur qëndrim, njeriut që e ka ngrit flamurin e lirisë një populli të shtypur, nuk mundet me u trajtu në shabllone juridike, emri i tij është në faqe të historisë. Me fjalë të tjera, ai nuk ka me u mbajt mend për prangat që ia vunë padrejtësisht, por ka me u mbajt mend për idealet që nuk i mohoi kurrë. Këtë e pamë edhe dje në intervistë. Për mua ishte një intervistë që shqiptarët domosdoshmërisht duhet të reflektojnë”, u shpreh Shala.
Derisa Shala shtoi se Thaçi as sot nuk merret me politikanë, siç i quan a, “ordinerë që po na udhëheqin sot”.