15.5 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Thaçi rendit arsyet pse librat kushtojnë më shtrenjtë nëse i blejnë qytetarët

- Advertisement -

Nga Ministria e Arsimit u njoftua sot se nuk kanë arritur t’i sigurojnë librat për nxënësit e fillores, sepse çmimi i ofertuar nga shtëpitë botuese ishte i papërballueshëm për buxhetin e ndarë. Kësisoj, ata prindërit duhet t’i blejnë vetë, e më pas do të rimbursohen nga shteti.

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi pyet se si është më lirë që të blihen librat nga prindërit, me pakicë, se sa të blihen nga shteti me shumicë.

Tutje ai ka renditur disa arsye që çojnë në kosto më të madhe, nëse librat blihen nga prindërit.

Postimi i plotë i Thaçit:

Blerja e librave me pakicë (nga prindërit) po dilka më lirë se blerja e librave me shumicë (nga shteti)?!

Hajde logjikë, hajde!

Përveç që çmimi i pakicës (si rregull) del më shtrenjtë se çmimi i shumicës, edhe nën supozimin që ministria e cakton çmimin e pakicës, sërish ka kosto shtesë kur librat blihen nga prindërit:

  1. Rrjeti i distribuimit e përfshinë shtesë fitimin e vet në çmim (sepse askush nuk punon pa fitim).
  1. Qindra-mijëra prindër duhet të harxhojnë kohë e pare për transport (sepse nuk iu vijnë librat as në shtëpi e as në shkollë).
  1. Qindra-mijëra transaksione duhet të ekzekutohen nga shteti për rimbursimin e prindërve. Secili transaksion duhet të konfirmohet para se të ekzekutohet. Kjo kërkon shumë resurse njerëzore e teknologjike. Shtesë kësaj, shpresoj të mos ketë edhe “transaction fee”, sepse kjo do të rezultonte me qindra-mijëra euro humbje shtesë, ose për shtetin ose për prindërit.
  1. Mësimdhënësit do të bombardohen nga prindërit me pyetje, sepse për të njëjtën lëndë dhe klasë mund të ketë disa tekste shkollore të miratuara, e prindërit nuk e dinë cili tekst do të përdoret për fëmijët e tyre. Veç kësaj, një pjesë e madhe e prindërve nuk do t’ua blejnë me kohë tekstet nxënësve. Kjo do të rezultojë me qindra-mijëra orë mësimore të humbura (efektivisht).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit