26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Thaçi për draftin e publikuar nga Ramadani: Nëse është ai, mund të quhet Dërrzhavë serbe në Kosovë

- Advertisement -

Analisti Jusuf Thaçi, ka reaguar në lidhje me draft-statutin e Asociacionit i cili u publikua ditë më parë nga ish Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.

Sipas Thaçit, nëse del të jetë e vërtetë se ky është statuti i Asociacionit, atëherë kemi të bëjmë me Dërrzhavë serbe brenda Kosovës.

Tutje, Thaçi ka kritikuar Kurtin për pranimin në parim, të marrëveshjs, e taktizimin e tij, me mosnënshkrim nga Serbia.

Sipas tij, kjo taktikë është e rrëzikshme, sepse shtetet që marrin obligime ndërkombëtare duhet t’i zbatojnë ato, pavarëshisht palës tjetër.

Postimi i plotë:

Nëse draft-statuti i Asociacionit i publikuar nga z. Ramadani është i vërtetë, atëherë ky entitet më nuk mund të quhet Zajdenicë, por Dërrzhavë serbe brenda Kosovës.

Uroj e shpresoj që diçka e tillë nuk do të pranohet assesi nga qeveria e Kosovës!

Loja e qeverisë duke e pranuar në parim Zajednicën, me shpresën se Serbia nuk e pranon dhe prandaj dështon zbatimi i saj, është lojë infantile dhe e rrezikshme. Kur shteti pranon diçka, ajo bëhet detyrim ndërkombëtar për shtetin, pavarësisht veprimeve të palëve të tjera. Për pasojë, shteti vihet nën sanksione dhe nën presione ndërkombëtare nëse diçka e pranuar nuk zbatohet.

Jo Dërrzhavë serbe brenda Kosovës!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit