0.8 C
New York
Friday, November 28, 2025

Buy now

Thaçi nga Haga uron shqiptarët për 28 Nëntor: Besoj që nëntorët e tjera do t’i festojmë të bashkuar

- Advertisement -

Nga Haga, ish-Presidenti Hashim Thaçi ka uruar shqiptarët për festat e 28 nëntorit, duke shprehur besimin që nëntorin tjetër do të festojnë së bashku.

Thaçi në fjalën e tij në seancën përgatitore ka shprehur pakënaqësinë e tij që seanca është caktuar pikërisht në ditën kur shqiptarët shënojnë festat e 28 nëntorit.

“Sot çdo shqiptarë ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare ku çdo popull i lirë në botë feston dhe kujton. Sot çdo familje shqiptare dhe institucion i Kosovës edhe kujton edhe feston. Prandaj mua nuk më mbetet tjetër veç t’i urojë shqiptarët për festen e 28 Nëntorit të festojnë të bashkuar, krenar dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjera do t’i festojmë të bashkuar”, tha Thaçi.

Të ngjashme

Të fundit