7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Thaçi: Nëse marrëveshjet për energjinë janë të mira, meritat janë të Qeverisë Thaçi e Mustafa

- Advertisement -

Analisti Jusuf Thaçi ka komentuar marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës e Serbisë për rrymën në veri.

Thaçi ka thënë se nëse këto marrëveshje janë të mira e të dobishme për Kosovën, atëherë sipas tij meritat për këtë i takojnë Qeverisë Thaçi dhe Mustafa.

Nëse zbatimi i këtyre marrëveshjeve arrin të realizohet vetëm tash e tutje (pas marrëveshjes së sotme për zbatimin e atyre marrëveshjeve), atëherë meritat për zbatimin e këtyre marrëveshjeve i takojnë Qeverisë Kurti”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Nëse marrëveshjet e Kosovës me Serbinë për energjinë (të vitit 2013 dhe 2015) janë të mira e të dobishme për Kosovën, atëherë meritat për këto marrëveshje i takojnë Qeverisë Thaçi dhe Qeverisë Mustafa.

Nëse zbatimi i këtyre marrëveshjeve arrin të realizohet vetëm tash e tutje (pas marrëveshjes së sotme për zbatimin e atyre marrëveshjeve), atëherë meritat për zbatimin e këtyre marrëveshjeve i takojnë Qeverisë Kurti.

Nëse këto marrëveshje janë të dëmshme për Kosovën, atëherë fajin dhe përgjegjësinë për këto marrëveshje dhe për zbatimin e tyre e bartin të tri qeveritë e sipër-përmendura.

Veçse, edhe nëse e marrim si të mirëqenë faktin se këto marrëveshje kanë qenë një fakt i kryer për Qeverinë Kurti, meqë LVV i ka kritikuar këto marrëveshje në të kaluarën, atëherë Qeveria Kurti duhet të jetë korrekte me pararendëset e saj, siç e pamë sot korrektësinë e partive opozitare parlamentare (PDK, LDK dhe AAK që kanë qeverisur më herët) në lidhje me marrëveshjen e sotme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit