22.5 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Thaçi: Në ditën që konstituohet Kuvendi do të formohet Qeveria

- Advertisement -

Halil Thaçi deputet i Vetëvendosjes dhe i dominuar për kryetar të komunës së Obiliqit, ka këmbëngul se i kanë votat për formimin e qeverisë.

Ai ka thënë se në ditën që do të votohet kryetari i Kuvendit, janë të gatshëm ta formojnë qeverinë.

Por, Thaçi ka thënë se nuk do të bëjnë pazare e as marrëveshje për postin e të parit të legjislativit.

Ai në “InfoNata”në Tëvë1, ka thënë marrëveshjet e të kaluarës për këtë post duhet t’i takojnë historisë.

“Nuk bëjmë pazare, nuk bëjmë marrëveshje për kryetarin e Kuvendit, ata që duan të kenë Kuvend funksional duhet ta votojnë kandidatin e subjektit të parë. Mentaliteti i kaluar duhet t’i kalojë historisë dhe mos të bëhen pazare për kryetarin e Kuvendit. Po atë ditë që të votohen parlamentari atë ditë do të formohet qeveria”, ka thënë ai.

I pyetur nëse i shohin zgjedhjet si mundësi për tejkalimin e krizës së konstituimi të Kuvendit, ai i ka bërë thirrje opozitës për reflektim, por ka thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja në çdo moment.

Të enjten ka dështuar edhe përpjekja e 27-të e konstituimi të Kuvendit.

Sa i përket kandidimit për kryetar të Obiliqit ai është shprehur i bindur në fitore, duke thënë se nga tetori kjo komunë do të ketë një model të ri të qeverisjes.

Të ngjashme

Të fundit