20.2 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

Thaçi: Kurti mund t’i “blejë” katër-pesë deputetë të partive tjera, por rrëzohet në prill

- Advertisement -

Gazetarja dhe autorja e emisionit Kiks Kosova në Klan Kosova, ka thënë se në legjislaturën e tanishme janë rreth 4-5 deputetë që mund të “shiten” dhe t’ia bëjnë votat Albin Kurtit për Qeverinë Kurti 3.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo tha se këta deputetë nuk do të mund të hyjnë më në listat e partive të tyre politike.

“Mund ta ketë një qeveri afatshkurtër. Ai mund të ‘blejë’, sepse kështu e kemi quajtur gjithmonë marrjen e ndonjë deputeti nga partitë tjera. Janë nja 4-5 deputetë që ka shumë gjasë që cilado parti politike, pasi mendoj se ata aksidentalisht kanë hyrë në kuvend, nëse vijnë zgjedhjet, ata s’mund të hyjnë më në lista të partive të tyre politike. Ata mund të rreshtohen krah Kurtit dhe t’ia bëjnë 61 votat dhe ta bëjë qeverinë deri te zgjedhja e Presidentit”, deklaroi Thaçi-Mehmeti.

Ajo tha se kjo qeveri do të rrëzohet në prill kur nuk do të mund ta bëjë zgjedhjen e presidentit.

Të ngjashme

Të fundit