Megjithatë, Gjykata Speciale po del se nuk ia ka aprovuar tërësisht kërkesën siç e ka bërë mbrojtja e Thaçit. Kjo pasi ky i fundit kishte kërkuar që vizita në Kosovë të jetë për 4 ditë, kurse trupi gjykues ia ka aprovuar vetëm për një ditë.
Kjo është bërë e ditur në një parashtrim të Zyrës së Regjistrimit lidhur me kërkesën e Thaçit për ta vizituar nënën, transmeton Nacionale.
“Më 23 maj 2023, z. Thaçi ka dorëzuar një kërkesë për lirim të përkohshëm për arsye dhembshurie “për një periudhë prej katër (4) ditësh me qëllim që ta lejojë të vizitojë nënën e tij e cila është duke vuajtur nga një gjendje kritike mjekësore dhe t’i ofrojë ngushëllim babait të tij dhe anëtarë të tjerë të ngushtë të familjes”, thuhet në këtë dokument të Zyrës së Regjistrimit.
Megjithatë, Zyra e Regjistrimit kishte dalur kundër kërkesës së Thaçit. Ata kanë propozuar që Thaçi ta vizitojë vetëm nënën e babain, dhe atë për një ditë.
Kjo pasi Zyra ka vlerësuar se Thaçi duke ditur emrat e dëshmitarëve, do të mund të rrezikonte ndonjë procedurë.
“Bazuar në informacionin që disponon Zyra e Regjistrimit në këtë moment, vlerësohet se rreziqet mund të zbuten siç duhet nga ekipi i transferimit, së bashku me partnerët e jashtëm, në këtë vendndodhje të vizitës së përgjithshme, nëse vizita është me kohëzgjatje të shkurtër dhe në kushte sekrete. Duke marrë parasysh burimet në dispozicion, kërkesat e transportit, kërkesat për sigurinë e misionit, dhe konsultimet e planifikimit me partnerët e jashtëm, Zyra e Regjistrimit vlerëson se një transferim i përkohshëm i z. Thaçi në Kosovë për një (1) ditë, [REDAKTUAR], do të ishte i realizueshëm, duke kuptuar që z. qëndrojnë në kujdestarinë e Dhomave të Specializuara gjatë gjithë kohës”, thuhet në këtë dokument.
Takimi Thaçit i ishte lejuar vetëm me nënë e babain e tij dhe asnjë personi tjetër.
“Duke marrë parasysh informacionin në seksionin e mëparshëm, duke përfshirë REDAKTUAR – si dhe REDAKTUAR – rekomandohet që vizita të bëhet vetëm me nënën dhe babanë e z. Thaçi. Duke kuptuar se [REDAKTUAR]. Nëse ky është rasti, nga Mbrojtja kërkohet të sigurojë [REDAKTUAR]. Nëse Paneli vendos të lejojë praninë e të tjerëve në banesë, ata gjithashtu do të duhet të identifikohen paraprakisht. Duke pasur parasysh rrethanat, Zyra e Regjistrimit do të kërkonte gjithashtu një pikë kontakti në ekipin e mbrojtjes për të koordinuar çdo vizitë të urdhëruar nga Paneli”, thuhet më tutje.
Detajet e tjera të vizitës:
Në një parashtrim që e ka parë Nacionale, Prokuroria kërkon masa strikte në vizitën e Thaçit në Kosovë. Kjo pasi sipas tyre, rreziku i ndikimit në dëshmitarë është i madh pasi gjykimi ka filluar.
Por, cilat ishin masat strikte që i kërkoi Prokuroria? ZPS-ja ka kërkuar takim të Thaçit vetëm me dikënd që nuk ia ka zbuluar emrin. Megjithatë, edhe kur takohet me të, aty do të ishin oficerët hetues. Pra, takimi i Thaçit me nënën, u zhvillua në praninë edhe të një hetuesi.
Me një oficer Thaçi do t’i kryente të gjitha lëvizjet, dhe me një hapësirë krejtësisht të boshatisur nga personat e tjerë.
“I akuzuari të qëndrojë në paraburgim të Dhomave të Specializuara të Hagës gjatë gjithë kohës; b. i akuzuari të mbahet në Kosovë në objektet e paraburgimit të Dhomave të Specailizuara kur nuk janë të angazhuar në vizitë; c. i Akuzuari të shoqërohet gjatë gjithë kohës; d. i Akuzuari nuk lejohet të jetë vetëm me asnjë person në çdo kohë dhe duhet të qëndrojë në shikim dhe në dëgjim të oficerëve shoqërues; e. të Akuzuarit nuk i lejohet të takohet ose të ketë kontakte me ndonjë person tjetër përveç [I REDAKTUAR] (dhe vetëm kur janë të shoqëruar nga oficeri(ët) shoqërues); f. të gjithë personat e paautorizuar do t’u kërkohet të lirojnë adresën e caktuar për vizitën gjatë kohëzgjatjes së plotë të saj; g. të Akuzuarit nuk kanë qasje në pajisjet e komunikimit, stilolapsin dhe letrën ose ndonjë mjet tjetër komunikimi të çfarëdo lloji, përveç atyre që lehtësohen nga KSC; h. të akuzuarit nuk lejohen të kalojnë ose marrin sende tek ose nga ndonjë person; i. i Akuzuari (avokati i tij dhe/ose të afërmit ose bashkëpunëtorët e tjerë) nuk bëjnë asnjë deklaratë publike dhe zotohen të ruajnë fshehtësinë në lidhje me praninë e tij në Kosovë në masën maksimale të mundshme; 6 j. i Akuzuari nuk do ta diskutojë rastin e tij me askënd (përveç avokatit dhe anëtarëve të ekipit të tij mbrojtës)”, thuhej në këtë parashtrim.
Nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Kjo ishte hera e parë që Thaçi vjen në Kosovë qysh prej kohës kur u dërguar në Hagë në nëntor 2020.