18.5 C
New York
Tuesday, September 16, 2025

Buy now

“Thaçi kërcënohej nga forcat ushtarake serbe”, thotë Rubin

- Advertisement -

Ish-diplomati amerikan, James Rubin ka treguar se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i kërcënuar nga forcat ushtarake serbe.

Ndonëse ai tha se Thaçi nuk ia kishte thënë këtë, e kuptoi vetë nga atmosfera.

“Nuk kam pasur asnjëherë prova personale apo një burim të veçantë që ai ishte i kërcënuar. Dikush në ekipin tim tha që ai ishte kërcënuar, bisedoja me të a ishte e vërtetë apo jo, nuk më ka thënë kurrë se ishte, por ishte i tensionuar”, tha ai.

Rubin poashtu zbuloi si Thaçi duhet të hynte dhe të dilte nga Kosova, përmes maleve, kjo për shkak të mbrojtjes.

“Më kujtohet që më ka thënë sa e vështirë ishte që të hynte dhe të dilte nga Kosova, duke kaluar përmes maleve për mbrojtje. Kërcënimet ishin përgjithësisht nga forcat serbe, dhe e kishin kërcënuar me vdekje nga udhëheqja serbe. Ai ishte njeri me dinjitet, nuk donte të më thoshte se ishte i kërcënuar, por atmosfera ishte se ai ishte i kërcënuar nga forcat ushtarake serbe”, deklaroi Rubin, njofton Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit