Halil Thaçi, deputet i VV-së, ka shkruar një status të çuditshëm në lidhje me arrestimin e Nagip Krasniqit, drejtor menaxhues i KEK-ut.
Në statusin e tij, që është një apologji e fshehur, Thaçi e ka relativizuar arrestimin e Krasniqit, i cili po dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Thaçi ka shkruar me ironi se është lajm i mirë arrestimi i Krasniqit, pasi ai thotë të ketë pritur lajmin për atentatin ndaj drejtorit menaxhues të KEK-ut. Kjo pasi, sipas deputetit të VV-së, Krasniqi ua ka ndalur zhvatjen “banditëve” në KEK.