Ish-presidenti Hashim Thaçi ka nisur fjalimin e tij para trupit gjykues. Ai ka deklaruar se vetëm një e vërtetë, se është plotësisht i pafajshëm.
“Për gati tri vite në këtë sallë gjyqi ju keni dëgjuar akuzat e Prokurorisë dhe argumentet e mbrojtjes, ju i keni parë faktet. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm”, tha Thaçi.
Ai po ashtu tha se i vetmi person që po bën plane për gjenocid, ishte Sllobodan Millosheviqi.
“Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morpide ishte Sllobodan Millosheviqi. Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vi në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush”, tha ai.






