24.4 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Thaçi i drejtohet Apelit të Speciales për rrëzimin e aktakuzës për ndërhyrje në drejtësi

- Advertisement -

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dorëzuar një kërkesë të re në Apelin e Gjykatës Speciale në Hagë, duke synuar rrëzimin e aktakuzës që e ngarkon për pengim të drejtësisë.

Sipas mbrojtjes së tij, Gjykata ka tejkaluar kompetencat duke lejuar ngritjen e një çështjeje të re, të njohur si “Rasti 12”, paralelisht me procesin tashmë ekzistues ndaj Thaçit dhe ish-bashkëluftëtarëve në “Rastin 06”.

Ekipi mbrojtës argumenton se trajtimi i të njëjtave fakte në dy procese të ndryshme rrezikon vendime kontradiktore dhe cenon prezumimin e pafajësisë së ish-presidentit.

Apeli u paraqit më 18 gusht 2025, dhe pritet të shqyrtohet nga gjykata në ditët në vijim.

Kërkesën e gjeni KËTU.

Mbrojtja e Thaçit nënvizon se gjyqtarja e caktuar fillimisht ka ushtruar dy role të ndryshme brenda të njëjtit rast, si gjyqtare e fazës hetimore dhe më pas si gjyqtare paraprake, gjë që sipas ligjit nuk lejohet.

Sipas mbrojtjes, refuzimi i gjyqtares për të shqyrtuar vlefshmërinë e vetë-emërimit të saj bie ndesh me të drejtën themelore të të akuzuarit.

Në bazë të këtyre argumenteve, avokatja Sophie Menegon, që e përfaqëson Thaçin, ka kërkuar nga Kolegi i Apelit “që të konstatohet se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka pasur kompetencë për të ngritur aktakuzën në Rasti 12, dhe për këtë arsye, mbrojtja kërkon që aktakuza të hidhet në tërësi”.

Ndërkaq, ndaj Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale rëndojnë gjithsej 21 akuza, të ndara në dy raste: 10 për krime lufte dhe 11 për pengim të administrimit të drejtësisë.

 

Të ngjashme

Të fundit