Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi ka thënë se gjendja e shqiptarëve në këtë shtet është jo e mirë.
Ai është shprehur se me këtë qasje të partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk pret të ketë ndryshim të situatës.
“Nuk pres që në këtë formë në këtë mënyrë, me këtë qasje që kanë partitë politike shqiptare të ndryshojmë situatën”, ka thënë ai në një intervistë në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ai ka thënë se koalicioni i partive shqiptare VLEN që është pjesë e qeverisë, po legjitimon politikat nacionaliste dhe kundër integrimit të VMRO-së dhe kryeministrit Hristijan Mickoski.
“VLEN –i është për faqe të zezë, as që diskutohet që është instrument në duart e partisë maqedonase dhe as që diskutohet që fillimisht ishin të pa dobishëm dhe kanë filluar të bëhen të dëmshëm. Gjithë politikën e Mickoskit që është politikë anti-integrimit këta e legjitimojnë dhe e legalizojnë. Gjithë politikën nacionaliste që ka VMRO dhe Mickoski ndaj shqiptarëve këta e legjitimojnë si politikë që nuk është aq e keqe. Dhe e treta kur je në qeverisje dhe ke pak fuqi politike, deshe s’deshe t’i je shërbëtor i atij kryesorit”, ka thënë Thaçi.