Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalur para trupit gjykues të Gjykatës Speciale për aktakuzën e re për pengim të drejtësisë. Thaçi ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe se nuk është pjesë e garës elektorale të zgjedhjeve në Kosovë pasi dyshon se kjo aktakuzë ka ardhë për shkak të politikës.
Fillimisht Thaçit iu lexua aktakuza nga Prokuroria.
“Përpjeke për të penguar persona zyrtar si prokurorë dhe hetues duke penguar në tri grupet e para të cilat janë grupe të ndëshkueshme…” – ka thënë Prokuroria.
Më tej, Thaçi ka mbajtur një fjalim në këtë seancë.
“Me siguri e dine se unë tash e katër vite përballem me një proces gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretues të historisë politike dhe kombëtare për lirin dhe shtetin dhe pavarësinë e Kosovës. Është një proces vulimunoz. E di që shoqëria kosovare, familja ime presin me padurim fundin e këtij procesi, presin drejtësi për çka edhe besojmë në drejtësi.”
“Krejt paparitmas para dy-tri ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kërkojë edhe sot nga të gjithë kudo që jemi ulur, në secilën anë apo në çfarëdo unifrome që jemi në këtë sallë, të respektohet Kushtetua e Kosovës sepse Dhomat e Specializuar janë produkt i Kushtetutës së Kosovës.”
Thaçi nuk është deklaruar sot për aktakuzën.
“Unë nuk kom pasur mundësi për shkak të angazhimeve tjera të diskutoj në thelb dokumentin e konfirmuar nga ana juaj prandaj do të deklarohem brenda afati kushtetues dhe ligjor” – ka thënë ai.
Çka thuhet në aktakuzë?
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur akuzë të ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, nën pretendimin se ka penguar drejtësinë.
Në një komunikatë për media, pas aksionit të së enjtes, ZPS ka bërë me dije se në këtë rast, ka arrestuar Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun.
Po ashtu, në njoftim thuhet se është lëshuar fletëthirrje për paraqitje për Hajredin Kuçin, ish-ministër i Drejtësisë.
“ZPS-ja ngre akuza ndaj Hashim THAÇIT për vepra penale të pengimit të drejtësisë; arreston Bashkim SMAKAJN, Isni KILAJN dhe Fadil FAZLIUN në Kosovë; dhe lëshon fletëthirrje për paraqitje për Hajredin KUÇIN
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka ngritur akuza ndaj Hashim THAÇIT për vepra penale të pengimit të drejtësisë, sipas një Aktpadie të konfirmuar.
Z. Thaçi ndodhej në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës kur iu dorëzua një fletë-arrestim dhe ndaj tij janë ngritur tre akuza për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, tre akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.
Ai do të paraqitet para një Gjykatësi të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës lidhur me akuzat për vepra penale shtesë të ngritura kundër tij.” – thuhet në njoftim.