-2.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Thaçi e uron nënën për ditëlindjen e 86-të, e telefonon nga Haga

- Advertisement -

Ish-presidenti Hashim Thaçi, përkundër që tani gjendet në paraburgim në Hagë, edhe këtë 4 gusht kur nëna e tij feston ditëlindjen, e ka uruar atë përmes një lidhjeje telefonike.

Këtë e ka bërë të ditur edhe faqja zyrtare e Fondacionit për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit në Facebook.

“Si çdo 4 gusht, pavarësisht që gjendet në paraburgim në Hagë, nënës Hyrë kurrë nuk i ka munguar urimi i djalit të saj për ditëlindjen. Edhe sot kur mbushi 86 vjet, ajo pranoi thirrjen e shumëpritur, e cila për shkak të moshës së shtyrë po e plotëson sadopak nevojën e komunikimit me djalin e saj, Hashimin, përmes videolidhjeve.

Nëna Hyrë, baci Haxhi, familja dhe gjithë Kosova me padurim po e presim përfundimin e këtij procesi gjyqësor dhe rikthimin e të gjithë çlimitarëve nga Haga, të lirë dhe krenarë, në familjet e tyre, në Kosovën tonë.
Nëna Hyrë, gëzuar ditëlindjen e 86-të!”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=582917197391028&id=100070182593145&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit