6.4 C
New York
Thursday, November 27, 2025

Buy now

Thaçi dhe të tjerët nesër në seancën për rastin e administrimit të drejtësisë

- Advertisement -

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, më 28 nëntor do të mbahet një konferencë për ecurinë e çështjes së Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

Në Prishtinë, Tiranë e hapësirat tjera shqiptare do të ketë festë të premten, por në Hagë, një figurë e rëndësishme e luftës për liri, kryeministri që lexoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçi, do të ketë seancë gjyqësore.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, më 28 nëntor do të mbahet një konferencë për ecurinë e çështjes së Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

Thaçi, megjithatë, nuk do të jetë në sallë. Sipas një njoftimi nga mbrojtja e tij, ai do të marrë pjesë në këtë konferencë përmes video-lidhjes.
Seanca statusore pritet të mbahet rreth orës 09:30, me 45 minuta vonesë në transmetim, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ish-Kryeministri dhe ish-Presidenti Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai po gjykohet edhe për krime lufte bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, dhe tash përballet edhe me aktakuzën për administrim të drejtësisë.

Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK më 6 dhjetor 2024, në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.
Kurse Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt më 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi, individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta të individëve tjerë në aktakuzë, “kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Të ngjashme

Të fundit