Analisti Jusuf Thaçi , ka thënë se askush nuk po interesohet se si të arrihet zgjidhja mes Kosovës e Serbisë, por të gjithë po duan të shkojnë tek marrëveshja.
“Prej BE-së nuk është që pritet diçka tjetër, organizatë burokratike. S’mundesh me pritë tjetër vetëm se me ju kthy burokracivë, esencialisht nuk mendoj se dallon kryeministri ynë me Bashkimin Evropian. Në fund të fundit të gjithë janë duke u marrë me “si të arrihet marrëveshja”, jo zgjidhje. AS BE-ja, as SHBA-ja, as Kosova, normal as Serbia, kerkujt nuk po i intereson zgjidhja përfundimtare-afatgjate që përnime njëherë e mirë i qërojna ne hesapet me Serbinë”.
“AS BE-ja, as Kosova, nuk dallojnë sipas meje esencialisht”
“Nuk po i intereson me u marrë me zgjidhjen por po dojnë me shku te marrëveshja”, ka thënë Thaçi në Pressing të T7.